Ratifikohet Marrëveshja me Austrinë për modernizimin e kardiologjisë në QKUK

4 Gusht 2016 - 14:59      

Përmes kësaj marrëveshjeje, Ministria e Shëndetësisë do të sigurojë pajisje për modernizimin e shërbimit të kardiologjisë invazive, përkatësisht modernizimin e shërbimeve të diagnostikimit dhe trajtimit në këtë shërbim.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ratifikoi sot Marrëveshjen e kredisë në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës (si haumarrëse) dhe Unicredit Bank Austria AG (si huadhënës) për financimin e projektit “Modernizimi i shërbimeve të kardiologjisë invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Vlera totale e projektit që do të financohet përmes kësaj marrëveshjeje është 2.6 milionë euro dhe do të realizohet përmes Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa përmes kësaj huamarrje do të sigurohen pajisje për modernizimin e shërbimit të kardiologjisë invazive, përkatësisht modernizimin e shërbimeve të diagnostikimit dhe trajtimit në këtë shërbim.

Marrëveshja e ratifikuar sot nga Kuvendi i Kosovës është pjesë e kredisë prej 20 milionë eurove midis Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Austrisë, e ratifikuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2012.

Marrëveshje është arritur duke u bazuar në kriteret e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, me seli në Paris, për kreditë eksportuese.

Me ratifikimin e kësaj marrëveshjeje nga Kuvendi i Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë i hapet mundësia për sigurimin e pajisjeve të reja për shërbimin e kardiologjisë invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të cilat pritet të rezultojnë me rritje të vëllimit dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore në këtë shërbim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...