Shpërndahen protestuesit, Kuvendi nuk e shqyrton sot demarkacionin

4 Gusht 2016 - 12:53      

Protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar të shpërndahen për shkak se demarkacioni me Malin e Zi nuk është paraparë të jetë në rend dite gjatë seancës plenare që po vazhdon.

Megjithatë, ata kanë paralajmëruar që do të jenë të gatshëm për ta ndaluar Kuvendit që mos ta miratojë këtë demarkacion.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu ka treguar para protestuesve që Marrëveshja për demarkacion nuk është në rend të ditës.

Ai ftoi qytetarët që të jenë të gatshëm për protestën e radhës.

“Ne do ta ndalojmë këtë qeveri dhe këtë marrëveshje dhe nuk do falim tokën tonë. Kjo qeveri deshi të kontrabandojë me këtë por nga dje ajo e kuptoi që nuk e ka popullin pas. Është e domosdoshme që secili prej nesh me familje e me shok të jem vigjilent që të mos lejojmë që kjo, marrëveshje të kaloj”, tha ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...