LHK në Deçan kryeministrin e quan “tradhtar i popullit”

4 Gusht 2016 - 12:20      

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, nëpërmjet kësaj komunikate për media e shprehe shqetësimin e saj në lidhje me vendim e Qeverise së Republikës se Kosovës, të drejtuara nga Isa Mustafa, që të procedohet në Kuvend për ratifikim Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.

Në komunikatë thuhet:

Kryeministri aktual është kryekomunisti dhe politikani kosovar, i cili e përkrahu edhe suprimimin e Autonomisë se Kosovës me 1989 dhe pranoi të punojë nën drejtimin e politikës serbe. Si i tillë, Isa Mustafa nuk është gjë tjetër vetëm mbeturinë e regjimit të kryekriminelit, Sllobodan Millosheviq.
Me veprimin e sotshëm Isa Mustafa e dëshmoi se është tradhtar i popullit. Ai është e zeza e popullit tonë.

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, i bën thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të mos e votojnë marrëveshjen aktuale për demarkacionin me Republikën e Malit të Zi. Ne bëjmë thirrje për shkarkimin e Murat Mehës nga detyra e kryetarit të Komisionit për demarkacionin me Malin e Zi.

Edhe një herë e ftojmë faktorin vendor, pozitën dhe opozitën, që të ulën dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët, sepse me pozicione aq të kundërta, kur është në pyetje kauza kombëtare, nuk shkohet dhe nuk bën të shkohet. Edhe dje u dëshmua në tryezën për demarkacion se ka fakte të mjaftueshme se Kosova po humb territorin.

Në ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës se në çdo rrethanë të votimit të kësaj marrëveshje të organizohen demonstrata e protesta deri në rrënine e regjimit komunist të Isa Mustafës, përfundon komunikata Kryesisë së Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, të nënshkruar nga kryetari, Selim Lokaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...