4 Gusht 2016 - 11:21
Grabovci i përfshirë në aferën “Pronto 2”, ka thënë se është i gatshëm që të hetohet për incizimet e vitit 2011, të cilat sipas tij, ishin pjesë e një hetimi të udhëhequr nga prokuroria e EULEX-it.
“Jam i gatshëm t’i përgjigjem drejtësisë. Respektoj shtetin tim, respektoj ligjet dhe kurrë nuk kam tentuar të dalë mbi ligjin. Jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë e mia, nëse është vepër penale për të hapur vende të punës, unë jam i gatshëm të përgjigjem”, ka thënë Grabovci.
“Por ne kemi marrë deputetë, duke i premtuar votuesve hapje të vendeve të reja të punës, nëse është vepër penale pse unë kam ndihmuar të kalojnë ligjet, unë them me përgjegjësi se ndihem mirë se kam kontribuuar për të kaluar ligji i Hoçës, ligji për Gjykatën Speciale”, ka shtuar shefi i grupit parlamentar të PDK-së.
Ai ka thënë se ndjehet fajtor vetëm një gjë, se ai dhe familja e tij nuk është pajtuar me padrejtësitë që i janë bërë popullit të Kosovës.
“Le të fillojë hetimi. Të jem unë objekt hetimi dhe nëse konstatohet se kam dëmtuar interesat e Kosovës, unë jam i gatshëm të jap përgjegjësi para drejtësisë. E di se jam fajtor që kurrë nuk jemi pajtuar me padrejtësitë që i janë bërë popullit tim, për të fituar lirinë e Kosovës”, ka thënë Grabovci.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...