Komentoi kundër tre deputetëve, arrestohet Lui Dushaj nga Tuzi

4 Gusht 2016 - 11:14      

Zyrtarë të Policisë të Luftës Kundër Sajber Krimeve kanë arrestuar Lui Dushaj (45) nga Tuzi, i cili dyshohet të ketë shkruar kundër deputetëve nga radhët e DPS-it: Nikollë Gegaj, Halil Dukoviq dhe Luigj Shkrela.

Siç shkruan portali CDM, Dushaj ka pranuar fajësinë dhe se në kompjuterin e tij janë gjetur materialet që vërtetojnë këtë, transmeton Malësia.

Dushaj në llogarinë e tij në Facebook kishte shkruar si më poshtë.
”Lajmërojmë të gjithë shqiptarët se tradhtaret nga fotografia tragjikisht kanë humbur jetën dhe se varrimi do të bëhet në Çepurka më 8 mars. Dhe pas funeralit të këtyre bastardë do të ju argëtojnë të gjithë bilbilat e Malësisë me këngë dhe valle në qendër të Tuzit”, thuhet në mesazhin e tij të postuar në facebook.

Nuk dihet në çfarë baze është arrestuar Dushaj, pasi komenti nuk përbën elemente kërcënuese.

Pasi nuk kanë përkrahur propozimin e ligjit për organizimin e ri territorial të Malit të Zi me çka Tuzi-Malësia do të fitonte statusin e komunës, tre deputetët shqiptarë nga radhët e DPS-së, Nikollë Gegaj, Halil Dukoviq dhe Luigj Shkrela ishin në shënjestër të kritikave nëpër rrjetet sociale.

Në fakt, në profilin e facebook-ut të Tuz Malësi u postua një fotografi e tre deputetëve në fjalë dhe me shpjegim se ata janë “Tradhtarë të Kombit Shqiptar” e përcjellë me komente kritikuese por edhe sarkazma si komenti ku shkruan se deputetët Gegaj, Dukoviq dhe Shkrela “kanë vdekur ndërsa ngushëllimet pranohen në Podgoricë…” apo “ata janë tradhtar të kombit shqiptar dhe se duhet të dëbohen” etj. Komente të cilat, duke u nisur nga fakti i mospërkrahjes së tyre për statusin e komunës për Tuzin-Malësinë, nuk janë aspak befasuese, por edhe nga fakti se komente të tilla në botën e rrjeteve sociale janë të përditshme e të zakonshme edhe kur behët fjalë për liderët botërorë.

Ndërkaq, DPS-ja, partia e këtyre tre deputetëve është shprehur e shqetësuar dhe kanë kërkuar nga policia që të zbulojë komentuesit.

Deputeti Gegaj kërkoi nga Ministria e Brendshme që sa më parë të identifikojë autorët të cilët sipas tij kanë qëllim të i dëmtojnë reputacionin dhe respektin që ka në shoqëri, shkruan CDM.

Gegaj, Dukoviq dhe Shkrela, sipas asaj çfarë mëson “Pobjeda”, akoma nuk kanë dorëzuar padi penale, por policia në bazë të detyrës zyrtare dhe me kërkesë të prokurorisë në Podgoricë ka iniciuar procedurën e përcaktimit se kush qëndron pas profilit së FB “Tuz Malësi”.

Edhe deputeti i Forcës Genci Nimanbegu i ka dënuar komentet ndajë tre deputetëve dhe ka thënë se ato duhet marrë seriozisht.

Është interesante fakti se komenteve nëpër rrjete sociale kundër tre deputeteve po u jepet kaq shumë hapësirë nëpër mediet malazeze.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...