Konjufca: Grabovci dora e zgjatur e Thaçit dhe Veselit

4 Gusht 2016 - 11:14      

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, ka folur për aferën “Pronto 2”, në të cilën është i përfshirë Adem Grabovci, shef i grupit parlamentar të PDK-së.

Konjufca e ka quajtur Grabovcin dorë të zgjatur të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, të cilët sipas deputetit të Vetëvendosjes kanë krijuar një trekëndësh që kanë shkatërruar Kosovën për interesat e tyre personale.

“Dora e zgjatur e Thaçit dhe Veselit, të cilët janë trekëndësh kryesor i kapjes së shtetit për pushtet personal. Nëse je shërbëtor i tij [Grabovcit], mos ki gajle se punë ki me gjet gjithqysh. Nuk ka lidhje a ke konkurruar, shefi i shefave të shtin në punë. Nuk ka me rëndësi a di a nuk di. Edhe nëse je i fundit ki me dal i pari. Nuk është e thënë as me ja ditë emrin e institucionit ku ke për të punuar, po mos ta ndien se këtë e di shefi i shefave”, ka thënë Konjufca.

Grabovci të bën edhe kryeprokuror të shtet. Me fjalë të tjera e kënaq krejt. Ky shtet aktual është privatizuar nga ky klan. Veseli më herët thoshte se nëse ka fakte për të, le t’i dërgojnë në prokurori, po te cili prokuror t’i dorëzojmë? Te Bahri Hyseni. T’i dërgojmë faktet te ky i bie si me ‘dërgu capin te kasapi”. Ju kisha këshilluar të mos flini të qetë”, ka thënë në fund Konjufca.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...