4 Gusht 2016 - 10:37
Vetëvendosje sot ka ftuar për një protestë në kundërshtim të përfshirjes në rend të ditës të Kuvendit të Kosovës të Projektligjit për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Sejdiu gjatë fjalimit të tij ka thënë se pranojnë një demarkacion shkencor, i cili bazohet në punë të ekspertëve dhe hartave ligjore.
“Ne nuk jemi kundër fqinjësisë me Malin e Zi, por jemi kundër që në emër të fqinjësisë të merret territori jonë. Sot jemi mbledhur që të mos lejojmë që ky demarkim të futet në rend të ditës, që të mos jetë pjesë e votimit. Që Kosova të mos copëtohet”, ka thënë Sejdiu.
“Demarkimin e pranojmë atë që është shkencor që bazohet në punë të eksperteve dhe me harta ligjore. Nuk do të lejojmë që kjo qeveri të falë toka. Ky demarkim nuk kalon. Nuk lejojmë të falim 8200 hektarë. Do të qëndrojmë këtu për të parandaluar faljen e 8200 hektarëve”, ka shtuar ai.
Partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma për Kosovën kanë kundërshtuar marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi dhe kërkojnë që çdo gjë të nisë nga zeroja.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...