4 Gusht 2016 - 10:19
Pikërisht sot, në fshatin Bris të kësaj zone mbërrijnë rreth 20 vizitorë angleze që kanë dëgjuar e lexuar, kanë parë foto të mrekullueshme të natyrës së kësaj zone dhe janë nisur ta vizitojnë atë për disa ditë.

Paradoksi është se ky fshat dhe disa të tjerë, për disa ditë me radhë nuk kanë pasur energji elektrike dhe banorët e zonës duke ruajtur traditën e mikpritësit, janë detyruar dje që të transportojnë një transformator elektrik, në një rrugë tejet të vështirë duke e mbajtur në “vigj” për tre orë rrugë në këmbë nga fshati Salc në atë të Brises ku janë dhe bujtinat që mikpresin turistët që vizitojnë zonën.
Me punën individuale të djemve të kësaj zone të bukur, për t’ia “zbardh” faqen vetes dhe krahinës, siç më shkruan Ndoc Mulaj që ndodhet atje dhe do pret vizitorët, sot në mesditë do vije drita elektrike në katund.
Kemi vërtet bukuri natyrore të pa krahasueshme, por duhet më shumë vëmendje ndaj tyre që të kthehen një burim fitimi ekonomik për zonën dhe vendin.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...