Haxhiu e quan tradhti ndaj kombit procedimin e marrëveshjes së demarkacionit

4 Gusht 2016 - 09:52      

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e ka quajtur tradhti ndaj kombit procedimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar dhe proceduar në Kuvend Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Këtë veprim e ka kundërshtuar deputetja Haxhiu, e cila në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Malit të Zi i falen mbi 8200 hektarë.

“Qeveria në orët e hershme të mëngjesit, ka proceduar në Kuvend marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi edhe përkundër fakteve që dje pas argumenteve të profesoreve dhe eksperteve edhe njëherë u dëshmua se me marrëveshjen e nënshkruar nga Thaçi, Malit të Zi i janë falë mbi 8200 ha!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Procedimi i kësaj marrëveshje është tradhëti ndaj kombit, demokracisë, vullnetit të qytetarëve dhe fakteve!”, ka shtuar ajo.

“Është tashmë evidente që situata do të dalë jashtë kontrollit dhe për këtë do të mbahen përgjegjës Mustafa, Thaçi e Veseli!”

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...