Kuvendi shqyrton javën e ardhshme Projektligjin për demarkacionin

4 Gusht 2016 - 09:31      

Burimet e portalit Koha.net brenda Qeverisë së Kosovës marrin vesh se Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, do të shqyrtohet në Kuvend javën e ardhshme.

Qeveria e Kosovës sot miratoi dhe procedoi në Kuvend këtë projektligj. Këtë miratim ajo e bëri pas ndërrimit të agjendës së takimit. Qeveria u mblodh 45 minuta më herët se sa e kishin paralajmëruar për media. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se prej kësaj marrëveshje varet liberalizimi i vizave dhe integrimet evropiane.

Debati maratonik për demarkacionin me Malin e Zi, që u mbajt dje në sallën alternative të Kuvendit, nuk ndryshoi pozicionet e betonuara tash e një vit ndërmjet Komisionit shtetëror të mbështetur nga Qeveria, në njërën anë, dhe ekspertëve e opozitës, në anën tjetër. Ballafaqimi i argumenteve për më shumë se 12 orë shkaktoi edhe përplasje ndërmjet anëtarëve të dy komisioneve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...