Qeveria është mbledhur për demarkacionin

4 Gusht 2016 - 08:16      

Qeveria e Republikës së Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e anuluar mbrëmë.

Nga paralajmërimi që dje iu shpërnda ministrave, shkruhej se në rend të ditës do të jetë vetëm një pikë: Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas agjendës së sotshme të paralajmëruar të kryeministrit, ai do të kryesojë mbledhjen e Qeverisë, e cila fillon në 8 e 15 minuta.

Procedimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, Qeveria e Kosovës e ka paralajmëruar mbrëmë nëpërmjet një komunikate, ku thuhet se në përputhje me qëndrimet racionale dominuese në debatin në mes Komisionit Shtetëror dhe grupit të ekspertëve, do të vazhdojë angazhimet e saj në procedimin e kësaj çështje më tutje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...