Diabetikët i blejnë në barnatore private barnat e vjedhura nga institucionet publike

4 Gusht 2016 - 07:38      

Diabetikët në Kosovë gati më shumë se një muaj nuk kanë gjetur insulinë në qendrat e mjekësisë familjare, shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë ka muaj që ka nënshkruar kontratën për furnizim me këtë produkt, gjatë këtij viti ka pasur probleme me furnizim. Ndërsa barnat e blera nga MSH-ja kanë përfunduar në barnatore private. Pesë insulina me banderola të MSH-së janë blerë të mërkurën në një barnatore private në Prishtinë.
Naim Bublica nga Obiliqi ka paguar 22.50 euro për pesë insulina ditën e mërkurë. Por insulinat që ai i ka blerë kanë banderolat “me ngjyrë të kuqe”, të cilat u vendosen vetëm produkteve që blihen nga MSH-ja e që janë të dedikuara për pacientët e sistemit publik.

(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...