Gjermania dënon dy “udbashë” me burgim të përjetshëm

3 Gusht 2016 - 20:50      

Josip Perkoviq dhe Zdravko Mustaç, ish-informatorë në ish–Jugosllavinë u shpallen fajtorë për ndihmesë në vrasjen e emigrantit kroat Stjepan Gjurekoviq dhe u dënuan me dënimin – burgim i përjetshëm, transmeton Koha.net.

Dënimin për vrasje në vitin 1983 e caktoi Gjykata e lartë vendore e Munihut. Gjykimi ka zgjatur dy vjet, raporton Al Jaazera.

Avokatët e të dënuarve kanë paralajmëruar ankesë ndaj këtij aktvendimi gjyqësor.

Të dënuarit kanë qenë punëtorë të sigurimit kroat në kuadër të UDB-së së ish–Jugosllavisë.

Një vit para vrasjes së këtij emigranti kroat, në vitin 1982, punëtorë të sigurimit serbë vranë Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën.

E bija e Jusuf Gërvallës, Donika Gërvalla Schwarz ka paralajmëruar se do të fillojë edhe gjykimi ndaj vrasësve të këtyre veprimtarëve shqiptarë në emigracion.

Sot, ajo ka apeluar te të gjithë ata që në një formë, apo tjetër janë të implikuar në atentatin e Untergruppenbachut, t'iu paraqiten organeve gjermane të drejtësisë para se të bëhet tepër vonë për ta, ka thënë ajo. Apeloj po ashtu tek të gjithë ata që kanë mbi 30 vjet që na tregojnë gënjeshtra rreth këtij atentati që tani të mbyllin gojën dhe për të shpëtuar vetveten të tregojnë të vërtetën para organeve të drejtësisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...