3 Gusht 2016 - 19:29
Në një konferencë për shtyp, Lumezi ka thënë se nevojiten prova të reja për fillimin e procedurës penale sepse prokurori ndërkombëtar atëkohë i kishte të gjitha këto përgjime, por që nuk gjeti bazë për të ngritur akuzë ndaj Grabovcit.
Lumezit i duhen prova të reja për të filluar një ndjekje penale për këto përgjime. Ndonëse ka folur për rrezikun e parashkrimit të dy prej veprave penale në këtë rast, Lumezi ka garantuar se do ta trajtojë këtë rast dhe do të fillojë hetime nëse gjen prova.
Dy ditë më parë, portali Insajderi publikoi përgjimet telefonike të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, i cili në këto përgjime dëgjohet se si gjatë fundit të vitit 2011, punëson e përzgjedh dhjetëra kryetarë e anëtarë bordesh, drejtorë ndërmarrjesh e agjencish të pavarura, por të gjitha këto veprime i bën duke u konsultuar dhe me krerët më të lartë të PDK-së.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...