“Zemërgjerësia” e Adem Grabovcit [video]

3 Gusht 2016 - 19:24      

Shefi, siç e thërrasin të gjithë Adem Grabovcin, është shumë zemërgjerë. Ai bashkëpartiakët e tij i përzgjedh për t’i emëruar në pozitat më të larta në institucionet publike.

Autoriteti i tij shkon aq larg, sa tenton t’i emërojë njerëzit në borde edhe pa konkurruar fare në konkurset publike.

Në pjesën e dytë të përgjimeve të publikuara nga portali Insajder, Grabovci, përmes telefonit, ia kumton lajmin bashkëpartiakut të tij, Bahri Hysenit, se ia ka gjetur vendin e punës në bordin e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut.

KTV-ja ka tentuar të kontaktojë me Bahri Hysenin, i cili tashmë është prokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Hyseni, në të kaluarën, kishte qenë deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, derisa u votua, por jo mjaftueshëm, për anëtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës është kompani publike me 100 % aksione shtetërore, por e cila funksionon në mënyrë të pavarur nga çdo ndërmarrje e angazhuar në aktivitete mbi energjinë elektrike.

Përndryshe, vlen të theksohet se Kosova disa herë ka marrë vërejtje nga Bashkësia Ndërkombëtare lidhur me emërimet politike nëpër ndërmarrjet publike.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...