Koci: Kufiri në Çakorr!

3 Gusht 2016 - 18:44      

Avokati Arianit Koci ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook, duke thënë se çështja e demarkacionit gradualisht po qartësohet dhe se sot janë paraqitur prova bindëse, se kufiri është në Çakorr.

Ai më tej thotë se marrëdhëniet me malazezët duhet të kultivohet dhe se nuk i duhet Kosovës tokë e huaj, transmeton Koha.net.

“Sidoqoftë, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore me fqinjët tanë malazezët, duhet dhe do ti kultivojmë. Patjetër. Nuk na duhet toka e huaj. Aq më pak, toka e fqinjit tonë, që na ka pranuar ndër të parët. Për më tepër, nëse për malazezët kjo pjesë e Kosovës është jetike, mund të ulemi e të bisedojmë. Në frymën e fqinjësisë së mirë dhe mirëbesimit, mund ta gjejmë zgjidhjen Por, së pari duhet ta konstatojmë gjendjen faktike”, ka shkruar Koci.

Kushtëzimi i demarkacionit me liberalizim të vizave, sipas avokatit Koci, është jokorrekt, jo fer dhe mbi të gjitha i papranueshëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...