Rasim Mulaj: Mos e votoni demarkacionin se ju dënon populli

3 Gusht 2016 - 17:51      

Rasim Mulaj, përfaqësues i fshatarëve Llukë e Epërme, Strellc e Raushiq që dalin në bjeshkë tha se kurrë në historinë e Kosovës, Mali i Zi nuk e ka pasur Kullën në anën e vet.

“Kurrë Mali i Zi këtë anë s’e ka menaxhu. Ky Komision e ka zbrit kufirin prej Kullës rrafsh 5 kilometra në brendi të Kosovës. Kemi dokumentacione të mjaftueshme që tregojnë se Kulla e Zhlebit kurrë në histori s’ka qenë pjesë e Malit të Zi. Ky komision duhet të jap dorëheqje se u ka dhënë tokë Malit të Zi. Mos e ratifikoni këtë demarkacion qysh është kështu. Nëse e votoni ta dini se keni gabuar rëndë dhe ia keni shit tokën e Kosovës Malit të Zi. Të formohet një komision i të gjitha grupeve parlamentare e të vini të ju çoj të Kulla e Zhlebit. Se shumë po folin përmendësh. Kurrë Murat Meha s’e ka thirr askënd prej përfaqësuesve që kemi hise te Kulla e Zhlebit, raporton kp. S’ka pasur takime me ne Murat Mehën, s’është e vërtetë. Mos e ratifikoni se ju dënon populli, se populli ua ka dhënë votën. Mos shukatni vllazën për tokën e Kosovës, se s’u kanë kurrë e Malit të Zi”, tha Mulaj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...