Delawie bën thirrje për votimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi

3 Gusht 2016 - 15:39      

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka përshëndetur debatin për demarkacionin, por i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që të votojë Marrëveshjen e tanishme të demarkacionit me Malin e Zi.

Diplomati amerikan ka thënë se rezultatet e Komisionit Shtetëror është dashur të që të diskutohen që në fillim, ndërsa ka shtuar se deri më tani nuk ka pasur fakte se Kosova ka humbur territor.

“Deputetët do të votojnë me mendimin e tyre dhe u bëjë thirrje që të votojnë paqësisht, pastaj Kuvendi të vazhdojë me çështjet tjera të rëndësishme të Kosovës”, ka thënë Delawie.

“Kjo çështje nuk duhet të jetë aq e politizuar sepse sjellë në pah dokumentet për të cilat jemi pajtuar se janë publike. Rezultatet e Komisionit është dashur të diskutohen që në fillim mirëpo nuk kemi dëgjuar se ka pasur ndryshime të pronave te njerëzit që kanë prona në kufi. Kjo mund të bëhet pasi të ratifikohet marrëveshja. Demarkacioni i shërben fqinjësisë së mirë mes dy vendeve”, ka shtuar ai.

“Amerika është e interesuar në suksesin e Kosovës dhe jo në dështimin e saj. Kosova duhet të kalojë nga çështjet e trilluara dhe të fokusohet në problemet dhe nevojat që kanë qytetarët e Kosovës siç janë sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit. Kjo çështje mund të ketë pasoja ekonomike dhe në dëm të këtij vendi”.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...