3 Gusht 2016 - 15:33
Në një njoftim për media thuhet se i njëjti shqetësim i është përcjellë edhe drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK–së, mirëpo nuk kanë marrë ndonjë përgjigje, transmeton KP.
"Arsyetimi i cili jepet në vendimin e menaxhmentit të spitaleve për ndërprerjen e këtyre operimeve, se kjo po bëhet për shkak të pushimeve vjetore të mjekëve dhe për shkak të temperaturave të larta, mendojmë se është i pabazë”, thuhet në njoftim.
“Modernizimi i shëndetësisë në Kosovë, ngritja e infrastrukturës në nivel më të lartë në krahasim me vitet e kaluara, fakti se operacionet nuk janë ndaluar edhe në spitalet private por ato kryhen sikur në periudhat tjera kohore, dhe fakti se temperaturat e larta nuk e pengojnë kryerjen e operacioneve as ne vendet ekuatoriale, ku temperaturat gjithmonë janë të larta, bëjnë që ky vendim për ndërprerje të operacioneve të duket më shumë se i panevojshëm”, vazhdon njoftimi.
Sipas PRAK, Bordi i Shërbimit Spitalorë Klinik Universitarë i Kosovës- SHSKUK, si autoriteti suprem i spitaleve publike të Kosovës, duhet të ndërmarrë masa dhe në pajtim me ligjet në fuqi, të ndërpres këtë praktikë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...