Haxhiu: Mustafa, Thaçi e Veseli e dinin se Malit të Zi i falën tokë

3 Gusht 2016 - 14:42      

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e dinin se Malit të Zi i janë falur 8 mijë hektarë tokë.

Derisa po merr pjesë në debatin për demarkacionin, Haxhiu në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kundërshtimi radikal i opozitës ishte veprim i drejtë.

“Sot u dëshmua edhe njëherë se kundërshtimi ynë gati 1 vjeçar ishte i drejtë dhe se të gjitha veprimet tona, çofshin ato edhe më radikalet kanë qenë të drejta dhe të domosdoshme”, ka shkruar Haxhiu.

“Mustafa, Thaçi e Veseli përgjatë gjithë kohës kanë qenë në dijeni se Malit të zi i janë falë mbi 8000 ha”, ka shtuar ajo.

“Unë besoj që deputetët e mazhorancës (të cilët thonin se ende s'janë bindur që është humbur territor), pas prezantimit të fakteve nga ekspertet e profesorët, janë bindur se Thaçi i ka dhënë mbi 8000 ha Malit të zi dhe i ftoj të njëjtit t'i bashkohen kundërshtimit tonë nëse qeveria tenton ta sjellë këtë marrëveshje në Kuvend për ratifikim”.

“P.S uroj që prokurorët që kanë ngritur aktakuza për deputetët e opozitës ta kenë shikuar këtë tryezë dhe të heqin dorë nga të njëjtat, për të hartuar ato kundrejt Thaçit dhe shërbëtorëve të tij!”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...