TV France 24: Shqipëria ndërton diga në lumin më të gjerë të Europës

3 Gusht 2016 - 14:00      

Televizioni “France 24” i ka kushtuar një shkrim të gjatë Shqipërisë shkatërrimin e lumit të Vjosës.

“Trazira ndërkohë që Shqipëria ndërton digën mbi lumin më të gjerë në Evropë”, thoshte titulli i shkrimit nga Briseida Mema për të vazhduar më pas me dëshmitë e banorëve të fshatit Kut, transmeton Syri.

Pavarësisht se në fushatën zgjedhore u zotua për të ruajtur Vjosën dhe për të krijuar një park kombëtar rreth lumit, qeveria e Shqipërisë ka sfiduar opozitën lokale dhe ndërkombëtare – shkruan ‘France 24’- Qeveria ka dhënë miratimin paraprak për propozimin e dy firmave turke për të ndërtuar një digë 25 metra që do të përdorë burimeve të Poçemit”.

Shkrimi përmend gjithashtu është deklaratën e sipas Olsi Nika, përfaqësues i e shoqatës mjedisore EcoAlbania që përcaktonte janë nënshkruar rreth 178 marrëveshje koncensionare për ndërtimin e 502 hidrocentraleve të reja.

“Një vend në zhvillim nuk mund të jetë një muze. Hidrocentralet kanë avantazhet e tyre, por çdo zhvillim ka një kosto për mjedisin-tha ai për AFP- Shqipëria nuk mund të jetë një muze ”

Gjithashtu gazeta është fukësuar tek frika e banorëve për shkatërrimin e të mbjellave dhe varrezat .

“Banorët e Kut, 170 kilometra në jug të Tiranës, kanë frikë se liqeni i krijuar nga diga 100 milion euroshe do të gllabërojë fushat e tyre dhe varrezat”

“Ky është një mallkim, mund të na përmbytën varret , ka thënë Dilaver Murataj për gazetën.

Nga ana tjetër theksojmë se Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri tha se qeveria ishte e vendosur të shkonte përpara me digën burimeve të Poçemit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...