PS kundër dekretit të Nishanit për zgjedhje në Peshkopo

3 Gusht 2016 - 13:53      

Partia Socialiste e ka konsideruar si një akt individual dekretin e presidentit të Republikës, Bujar Nishani, për mbajtjen e zgjedhjeve më 11 shtator për kryetar të bashkisë në Peshkopi.

Në një reagim për mediat nga selia rozë, deputetja e PS-së Blerina Gjylameti i bëri thirrje presidentit Nishani, që të tërheqë dekretin dhe ta konstatojë atë si të pavlefshëm.

Ajo u shpreh se dekreti është në kundërshtim me kodin zgjedhor, për aq kohë sa nuk ka hyrë në fuqi ende vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi më 1 gusht kërkesën e Shukri Xhelilit për rikthimin në detyrën e kreut të bashkisë së Peshkopisë, pas shkarkimit nga Këshilli i Ministrave. Vendimi ende nuk është botuar në Fletoren Zyrtare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...