3 Gusht 2016 - 13:08
Bulliqi ka thënë se ai nuk përfaqëson grupin kundër demarkacionit, por po kundërshton vijën e përcaktuar nga Komisioni Shtetëror i Kosovës.
Sipas tij, vija kufitare nuk është asgjë tjetër veç se vijë që ndanë dy shtete ose fusha të caktuara.
Bulliqi ka thënë se materiali i ofruar nga Komisioni Shtetëror i Kosovës në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane është i rremë, dhe se është përgatitur pas nënshkrimit të marrëveshjes për caktimin e kufijve me Malin e Zi.
“Materiali i cili i është sjellë nga Komisioni Shtetëror është fallco, material është paraqitur pas nënshkrimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi”, ka thënë Bulliqi.
Bulliqi ka thënë se pakoja e Ahtisarit përcakton vetëm kufirin në mes Kosovës dhe Maqedonisë, dhe si i tillë, nuk përcakton asnjë pjesë territoriale në raport me njësi të tjera.
Ai ka shtuar se kadastri i paraqitur nga komisioni shtetëror i takon një periudhe kohore nga ish mbretëria serbo-kroato-sllovene.
Bulliqi la prezantuar një serë hartash, dhe enciklopedi, për të cilat ai thotë se kufijtë e Kosovës nuk janë ashtu siç janë prezantuar nga Komisioni Shtetëror.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...