Haradinaj: Sot do të vërtetohet se ky version i kufirit është i gabuar

3 Gusht 2016 - 12:56      

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se sot do të vërtetohet se ky është një version i gabuar i kufirit që po prezantohet nga Komisioni Shtetëror.

“Kosova do ta vërtetojë se ky është version i gabuar i kufirit. Do t’i dëgjojmë ekspertet e tjerë, por ne e kemi thënë mendimin tonë. Murat Meha nuk më ka bindur pasi ai ka prezantuar hartat kadastrale të komunave dhe jo ato shtetërore. Në fund të ditës Kosova dhe qytetarët do të binden se ky version është gabim”, është shprehur Haradinaj, raporton Koha.net.

Ai ka shtuar se pret që ky versioni i Komisionit Shtetëror të rrëzohet sot dhe të fillojnë bisedimet e reja me Malin e Zi.

“Ne po presim që do ta rrëzojë këtë version dhe do të fillojnë bisedimet me Malin e Zi për mundësinë e korrigjimit për këtë pjesë të kontestuar. Në rast të marrëveshjes me Malin e Zi atëherë nuk ka nevojë për arbitrazh, por nëse jo atëherë ka nevojë për arbitrazh. Ne kemi bllokuar këtë version të gabuar, prandaj po ndodh ky debat”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj me këtë rast i ka vlerësuar deklaratat e Presidentit dhe Kryeministrit si të pa nevojshme në këtë tryezë, pasi sipas tij qëndrimet e tyre janë të njohura.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...