Bulliqi: Kufiri i Kosovës me Malin e zi të jetë ai që kishte Serbia me Malin e Zi

3 Gusht 2016 - 12:46      

Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, në debatin për demarkacionin, ka thënë se Kufiri i Kosovës me Malin e Zi duhet të jetë ai që kishte Serbia me Malin e Zi sa ishin në ish-Jugosllavi.

“Ka pasur kufij mes njësive federale të ish-Jugosllavisë se kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi identifikohet me kufirin që ka pasur Serbia si republikë me Malin e Zi”, ka thënë Bulliqi.

“Kufijtë natyror gjeografik janë kufij që nuk kanë nxitur asnjë konflikt, çdo kund ku janë bërë forma tjera të kufijve kanë nxitur konfliktet”, ka thënë veç të tjerash deputeti i LDK-së që ka kundërshtuar marrëveshjen e tanishme të demarkacionit me Malin e Zi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...