Veseli kërkon debat të mirëfilltë e demokratik për demarkacionin

3 Gusht 2016 - 10:42      

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar nga të ftuarit në debatin për demarkacionin me Malin e Zi që të ballafaqohen me njëri-tjetrin me fakte dhe të krijojnë debat të mirëfilltë.

“Kjo ditë është e veçantë për qytetarët. Kemi kaluar një vit që nuk ka qenë i lehtë me disa tema që kanë pasur të bëjnë drejtpërdrejt me tërësinë territoriale të Kosovës dhe me interesat e qytetarëve të këtij vendi”, ka thënë Veseli gjatë hapjes së debatit.

“Kjo është mënyra se si duhet të ballafaqohemi me njëri-tjetrin dhe të debatojmë. Këtë mos ta bëjmë vetëm për vete, këtu bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të shtetit të Kosovës”, ka shtuar ai.

“Ne synojmë të përçojmë mesazhin se sa të rëndësishme janë raportet me fqinjët tanë. Ne jemi të interesuar që të kemi raporte të mira edhe me Maqedoninë, Shqipërinë dhe jemi duke bërë përpjekje që të krijohen raporte të mira edhe me Serbinë”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...