3 Gusht 2016 - 10:32
Po ashtu ka thënë se përgjimet ishin të ligjshme, dhe kanë të bëjnë me një hetim të ngritur nga hetuesit ndërkombëtarë.
Përgjimet kanë të bëjnë me ish-ministrin e Transportit ku subjekt i përgjimeve ishte Adem Grabovci këto biseda janë të ligjshme, mirëpo nuk ka dyshim të bazuar për të ngritur aktakuzë.
Prokurori ndërkombëtar i ka pasur këto përgjime dhe ka vlerësuar se nuk ka prova për ngritjen e aktakuzës. Tani na mbetet që të gjejmë prova të reja. Nuk i kemi të gjitha të dhënat e duhura. Do të veprojmë në pajtim me ligjin . Ju garantoj se askush nuk është i paprekshëm dhe nëse ka vepër penale do të hetohen. Ftoj të gjith të kenë durim se rasti do të trajtohet dhe nëse gjenden prova të mjaftueshme do të vihen para ligjit ka thenë kryeprokurori i Shtetit,Aleksandër Lumezi gjatë konferencës për media lidhur me përgjimet.
Kryeprokurori I Shtetit Aleksandër Lumezi sot pati një takim me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, emri i të cilit po ashtu ndihet në përgjimet “Pronto 2”. Por, për bisedën në këtë takim ai tha se kishte të bënte me mandate të prokurorëve e gjyqtarëve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...