Lukaj: Të ftuarit në debat për demarkacion nuk dinë asgjë për kufijtë

3 Gusht 2016 - 10:24      

Salih Lukaj, njëri nga përfaqësuesit e komunave të rajonit të Dukagjinit që nuk po lejohen të hyjnë në sallën ku po mbahet debati për demarkacionin, ka thënë për KTV-në se të ftuarit në atë sallë nuk dinë asgjë për kufijtë me Malin e Zi.

“Një pjesë e madhe e tyre të ftuarve nuk dinë asgjë për kufi, por vetëm t’ia bëjnë qefin qeverisë. Qëllimi i tyre është që t’ia japin atë pjesë Malit të Zi”, ka thënë Lokaj për KTV-në.

Ai ka përsëritur qëndrimin se kufiri mes Kosovës dhe Malit të Zi duhet të jetë në Qakorr, ndërsa sipas tij, Qeveria po insiston në marrëveshjen e vitit 1988, e cila nuk është ratifikuar asnjëherë.

“Harta e vitit 1974 tregon se kufijtë kanë qenë në Qakorr. Janë diku 8 mijë hektarë që humbim. Këta [Qeveria] po flasin për hartat e vitit 1988. Ajo marrëveshje nuk është ratifikuar në atë kohë. Ne do të hyjmë në debat. Do të dalim vetëm në mënyrë të dhunshme”, ka thënë veç të tjerash ai.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...