Demarkacioni në ballafaqim

3 Gusht 2016 - 07:19      

Debat maratonik është paralajmëruar të zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, shkruan sot Koha Ditore.

Debati i ashtuquajtur shkencor vjen gati një vit pas nënshkrimit të marrëveshjes, e cila bashkë me marrëveshjen tjetër për Asociacionin e komunave me shumicë të serbëve kishte shkaktuar ngërç dhe bllokadë për disa muaj në institucionin më të lartë ligjvënës. Përveç ballafaqimit të argumenteve pro dhe kundër versionit aktual të marrëveshjes, ka skepticizëm se ky debat do të ndryshojë diçka. Kjo mbështetet edhe në deklaratat e presidentit Thaçi dhe kryeministrit Mustafa, të cilët kanë përjashtuar çdo mundësi të ndërhyjnë në ujdinë e arritur me shtetin malazez. Por iniciuesit e debatit, që janë edhe kundër versionit qeveritar shpresojnë që argumentet e tyre të ndikojnë në vendimin final të deputetëve, prej të cilëve do të kërkohet ratifikimi i marrëveshjes.

Debati i shumëpritur për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do të fillojë në orën 10 në sallën alternative të Kuvendit. Sipas agjendës, fjalën hyrëse do ta ketë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli. Megjithëse nuk është konfirmuar nga presidenca dhe kryeministria, iniciuesi i debatit Shpejtim Bulliqi ka thënë se fjalim do të mbajnë edhe Thaçi e Mustafa. Të pranishmëve do t’u drejtohet edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

(Tekstin e plotë e lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...