Bulliqi optimist për tryezën për demarkacionin

2 Gusht 2016 - 19:38      

Deputeti Shpejtim Bulliqi, pas takimit konsultativ për debatin e nesërm për demarkacionin me Malin e Zi, ka thënë se synimi i këtij debati ka qenë që të ketë informacione të mjaftueshme rreth këtij procesi dhe të vihet deri në përfundim të kësaj çështje.

Ai tha se në takim ishin ftuar edhe deputetë që kanë qenë pjesë e këtij debati.

Bulliqi më shumë u ndal te agjenda që është paraparë në këtë debat, duke treguar se do të fillojë në ora 10:00, ku Komisioni Shtetëror për demarkacion edhe grupi i ekspertëve do t’i ballafaqojnë faktet.

“Fjalët hyrëse do t’i mbajnë presidenti, kryeministri dhe ambasadori amerikan, Delawi. Në fund do të jepet mundësia pjesëmarrësve tjerë në këtë debat, deputetët me pyetje të iu drejtohen komisionit shtetëror por edhe ekspertëve. Koha do të jetë e barabartë për të dyja palët por ne presim rezultate pozitive në marrjen e vendimeve. Në fund të këtij debati, komisioni shtetëror dhe grupi i ekspertëve do të shkojnë me konkluzione”, tha ai

Bulliqi shtoi se esenca e thirrjes së këtij debati ka pas synim që të ketë informacione të mjaftueshme rreth këtij procesi dhe të vihet deri në përfundim të kësaj çështje.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...