Dështon pilot-projekti shëndetësor në institucionet publike [video]

2 Gusht 2016 - 19:28      

Pilot-projekti për Sistemin Informativ Shëndetësor në institucionet publike shëndetësore nuk po funksionin as në fazën testuese, raporton KTV.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani, gjatë vizitës së tij në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Prishtinë, pranoi se nuk po ia dalin ta jetësojnë këtë projekt, i cili do të thoshte shumë për sistemin shëndetësor.

Kanë kaluar vite, por projekti për implementimin e Sistemit Informativ Shëndetësor assesi të realizohet.

Pilotimi i këtij projekti, i cili para disa muajsh filloi të testohej në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, ka hasur në shumë probleme.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i cili qëndroi për vizitë në këtë qendër, pranoi se ky pilot -projekt ka vështirësi funksionimi qysh në fazën e testimit.

Problemet teknike, infrastruktura e cila ka mospërputhje me projektin, programi i ndërlikuar për punëtorët shëndetësorë, janë disa nga vështirësitë e para.

Por, për drejtorin e shëndetësisë, Arben Vitia, edhe ndërprerjet e shumta që u bënë gjatë këtij projekti e sollën situatën deri në këtë pikë.

Shqetësuese për Vitinë mbetet mospërfshirja në Sistemin Informativ Shëndetësor e laboratorëve, radiologjisë dhe ambulanteve në zonat rurale.

Projekti në vlerë prej 17 milionë eurosh për Sistemin e Informimit Shëndetësor, i mbështetur edhe nga Qeveria e Luksemburgut, pritet të përmirësojë efikasitetin e shërbimeve shëndetësore.

Me aplikimin e tij, do të mundësohej regjistrimi i stafit shëndetësor, regjistrimi i sëmundjeve, i shërbimeve që ofron institucioni, si dhe regjistrimi i barnave.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...