2 Gusht 2016 - 19:21
Kosovës do t’i shtohet edhe një strategji tjetër për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Kur aktualisht ekzistojnë mbi 13 strategji të tilla, hartimin e një dokumenti tjetër, institucioni i Avokatit të Popullit e sheh si të panevojshëm.
Sipas institucionit që gjatë vitit të kaluar ka pranuar rreth 3400 ankesa për rastet kur të drejtat e njeriut nuk janë respektuar, këto strategji duhet të përmblidhen në një dokument të vetëm.
Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut thonë se zbatimi i ligjeve në këtë fushë vazhdon të jetë i ulët.
Sipas KMDLNJ-së, një strategji e re me kushtet aktuale nuk do të ndryshonte gjendjen në Kosovë.
Qytetarët janë të mendimit që të punohet që strategjitë aktuale të gjejnë zbatim.
Zyrtarët nga Zyra për Qeverisje të Mirë kanë thënë se nuk duan të deklarohen, përderisa janë në fazën e shqyrtimit dhe përcaktimit të objektivave të strategjisë.
E KMDLNJ-ja ka thënë se të drejtat e njeriut vazhdojnë të shkelen më së shumti në konkurset dhe sektorin e punësimit, te pensionistët dhe të burgosurit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...