2 Gusht 2016 - 19:09
Megjithëse Arban Dervishi kishte bërë kërkesë që të shtyhet vuajtja e dënimit, duke thënë se nuk po ikë nga drejtësia, as ai e as babai i tij nuk janë kthyer më kurrë në Kosovë. Gjykata Themelore e Prishtinës nuk është përgjigjur në pyetjet e KTV-së nëse ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për ta.
Të dënuarit në rastin ‘Medicus’ përfundimisht i kanë ikur drejtësisë në Kosovë.
Babë e bir, Lutfi e Arban Dervishi, janë arratisur nga Kosova, me t'u bërë aktgjykimi i formës së prerë.
Ata janë të dënuar me nga 8 vjet burgim për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka konfirmuar për KTV-në se të dënuarit nuk janë në burg, por nuk ka kthyer përgjigje nëse tashmë ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar për ta.
Ju njoftojmë se procedura për ekzekutimin e sanksionit penal-dënimit me burg për të dënuarit në rastin “Medicus” është në vazhdim. Gjykata ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura dhe të lejuara sipas ligjit.
Petrit Dushi, avokat i Arban Dervishit, ka thënë për televizionin se që prej largimit të tyre nga Kosova, ai nuk ka arritur të ketë kontakt me klientin e tij.
Ky nuk është rasti i vetëm kur të dënuar nga Gjykata janë arratisur, duke mos vuajtur dënimin, përfshirë politikanë.
Por, sikur Gjykata Themelore, ashtu edhe ajo e Apelit, kur ua ka konfirmuar dënimin, kanë dështuar të aplikojnë dispozitat e Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilave, të dënuarit duhet të ishin në paraburgim.
Kodi i Procedurës Penale, në nenin 367 pika 2, parasheh masën e paraburgimit, nëse një e tillë nuk është në fuqi, për dënimet mbi 5 vjeçare.
‘Medicus’ ka qenë një ndër rastet me bujë të madhe, jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...