Ngrihet aktakuzë me dyshimin se deshi t’i bashkohet ISIS-it

2 Gusht 2016 - 16:48      

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër të pandehurit V.C., për vepër penale: Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, në tentativë, nga neni 3, paragrafi 3 i Ligjit Nr. 05/L -002 për ndalimin e bashkimit në konflikte, njofton kumtesa nga prokuroriale, transmeton Koha.net.

Sipas aktakuzës i pandehuri V.C, më 29.12.2015 së bashku me të fejuarën e tij, L.M., kishin tentuar që t’ i bashkëngjiten organizatës terroriste ISIS në Siri, në atë mënyrë që me datë 29.12.2015 rreth orës 18:30 kishin udhëtuar për në Stamboll-Turqi përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” dhe pas arritjes në Aeroportin “Ataturk” në Stamboll dhe kontrollit nga ana e autoriteteve turke, të njëjtëve i është refuzuar hyrja në Turqi dhe të nesërmen me datë 30.12.2015 janë deportuar menjëherë nga Turqia për në Kosovë.

Me këtë ka kryer veprën penale: Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës, në tentativë nga neni 3, par.3, të Ligjit Nr. 05/L -002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurin, për veprën penale që akuzohet, ta shpallë fajtor dhe ta gjykojë sipas ligjit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...