2 Gusht 2016 - 16:13
Në një bashkëbisedim me mediat sot në mesditë, kryetari Lulzim Basha tha se me votimin në 22 korrik ka përfunduar procesi politik dhe korniza e re kushtetuese dikton një proces të ri. Basha tha se për miratimin e reformës, PD-ja ka këmbëngulur në parimet e Komisionit të Venecias, një këmbëngulje që sipas tij u kthye në një betejë të fituar.
“Siç luftuam për normat dhe parimet e "Venecias", sot kjo pjesë e draftit mishëron këto norma. Kjo është fitorja. Nuk ka ekzistuar asnjëherë dilema a duhet apo jo reformë në drejtësi. Ne jemi për një drejtësi europiane të pakapur dhe të aftë për të luftuar korrupsionin. Rrallë ka ndodhur në Europë që një opozitë të luajë një rol kaq të rëndësishëm në një proces ligjvënës ku nuk gëzon numrat e nevojshëm. Kemi kryer një detyrë jo thjesht opozitare, por për brezat që vijnë. Busull kishim normat europiane dhe "Venecian". Tanimë procesi nuk është politik. Kjo betejë ka përfunduar. Korniza kushtetuese dikton një proces kushtetues por jo politik. Kushdo që kërkon alibi për të rindezur konfliktin politik, do të zhgënjehet thellë dhe do të përballet me arsyet se pse kërkon të rishpikë beteja të reja”, tha Basha, transmeton Shekulli.
Basha tha se beteja e radhës për PD-në mbetet puna për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ai tha se një qeveri teknike është kusht i patejkalueshëm për të realizuar zgjedhje të lira.
-Bashkëpunim me LSI-në?
Unë sapo thashë që kërkoj bashkëpunimin e çdo force politike, të cilët nuk duhet të nisen nga premisa e frikës nga vota e lirë, por nga premisa për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme. E kam përshëndetur Metën për shërbimin ndaj konsensusit. Të njëjtën gjë do të kisha bërë për Ramën, por faktet vërtetuan të kundërtën. Ai rrezikoi edhe vetë reformën në drejtësi, për hir të manovrave të tij politike.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...