2 Gusht 2016 - 15:55
Kryesuesi i Bordit, Enver Halimi, me bashkëpunëtorë, i informoi anëtarët e Komisionit për zhvillimet dhe aktivitetet e ZRRE-së si dhe sfidat e saj. Ndër çështjet me rëndësi z.Halimi e potencoi procesin e hartimit dhe miratimit të akteve nënligjore, si rrjedhojë e miratimit të ligjeve të reja të energjisë, si dhe miratimin e tarifave. Në këtë rast theksoi se tarifat e energjisë janë zbritur 8% për konsumatorët joshtëpiakë.
Çështje me rëndësi që u diskutuan në këtë takim ishin korniza ligjore, investimet në sektorin energjetik, ndërsubvencionet, humbjet komerciale, skemat tarifore, tarifat për konsumatorët joshtëpiakë, tarifat për ngrohje, hapjen e tregut të energjisë, si dhe mundësitë për të ndërtuar një sistem tarifor të energjisë i cili është në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit dhe konkurrues në ekonominë rajonale.
Anëtarët e komisionit parlamentar shprehën interesim për një varg çështjesh, për të cilat u informuan nga kryesuesi dhe anëtarë të tjerë të Bordit të ZRRE-së.
Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...