Në Prishtinë u hap shkolla verore për të rinjtë nga diaspora shqiptare

2 Gusht 2016 - 15:29      

Në ambientet e Universitetit Amerikan në Prishtinë sot u hap shkolla verore nga Ministria e Diasporës, në bashkëpunim me AUK-un dhe institutin Ed Guard.

Qëllimi i organizimit të kësaj shkolle është që të rinjtë nga diaspora të njihen me gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare, që përmes tyre ta ruajnë identitetin kombëtar e kulturor, por edhe shoqërimi i tyre dhe shkëmbimi i eksperiencave.

Hapjen e shkollës e bëri Lavon Bajrami, përfaqësues i AUK-ut. Pas tij, me një fjalë rasti u paraqit ministri i Diasporës, Valon Murati.
Pasi i përshëndeti nxënësit pjesëmarrës të këtij aktiviteti, ministri Murati tha: “Hapja e shkollës verore për të rinjtë nga diaspora është vazhdimësi e programeve tona për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, por edhe për shoqërimin e tyre me nxënës nga Kosova e Shqipëria”.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë i Shqipërisë, Blendi Klosi, i cili të pranishmëve iu drejtua me fjalët: “Nga të dyja qeveritë, diaspora shqiptare konsiderohet një dhe e bashkuar! Andaj, së bashku me ministrin Murati jemi duke hartuar dhe duke zbatuar programe të përbashkëta për diasporën, kryesisht për të rinjtë tanë nëpër botë”.

Kampi/shkolla verore do të vazhdojë deri më 8 gusht, me aktivitete mësimore dhe vizita në institucione kulturore e arsimore në Kosovë e Shqipëri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...