VV: Pushteti në Kosovë i kapur nga mafia në interes të Hashimit e Veselit

2 Gusht 2016 - 14:59      

Pas përgjimeve të djeshme të deputetit nga radhët e PDK-së, Adem Grabovci, Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media, në të cilën Glauk Konjufca tha se dje populli ishte dëshmitar i përgjimeve tronditëse, të cilat tregojnë për kapjen e shtetit nga mafia në Kosovë.

"Grabovci organizohet me Veselin e Thaçin dhe punëson militantët e vet në të gjitha agjencitë dhe këto agjenci në vend se të punojnë për interesin e shtetit ato vihen në interes të Hashimit e Veselit”, tha Konjufca, transmeton KP.

“Kjo skemë e kriminalizuar e Kosovës nuk është e rastësishme e me këto veprime po na sjellin pasoja", tha më tej Konjufca.

Ata kanë thënë se pushtetarët e kriminalizuar, siç i quajtën, nuk do të largohen, por sipas tyre, populli mund t’i rrëzojë.

Ndërsa se a është thirrje për protestë, deputetja Albulena Haxhiu tha se për më shumë detaje do të njoftohen me kohë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...