Historianët e Deçanit: Mos të votohet demarkacioni, duhet konsensus i plotë

2 Gusht 2016 - 14:10      

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, nëpërmjet një komunikate për media bëri sot thirrje që demarkacioni i kufirit në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës se Malit të Zi të mos votohet në këtë gjendje dhe se për këtë temë të madhe për çështjen kombëtare të gjendet një konsensus i plotë midis politikës e jetës akademike.

Ne u bëjnë thirrje institucioneve politike se në këtë çështje duhet marrë edhe mendimin e Akademisë se Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Institutit të Historisë se Kosovës, Institutit Albanologjik si dhe Katedrës se Gjeografisë pranë Universitetit të Prishtinës.
Edhe një herë ftojmë gjithë spektrin politik që të reflektojë dhe si të tillë të gjendet zgjidhja për një konsensus të plotë para miratimit të këtij dokumenti me rendësi për të ardhmen e Kosovës.

Në këtë situatë të brishtë, kur palët janë me qëndrime të kundërta, ftojmë për bashkëpunim ndërinstitucionalë dhe ndërpartiakë, sepse një gabim i vogël mund të shkaktojë pakënaqësi të mëdha dhe mund të ketë skenarë të papranueshëm për situatën e përgjithshme në Kosovës.

Ftojmë faktorin vendas që të reflektojë karshi kësaj teme, andaj bëjmë thirrje për unitet të plotë dhe bashkim të forcave politike.

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...