Foto: Koha

Bëhet e ditur agjenda e nesërme e debatit për demarkacionin [dokument]

2 Gusht 2016 - 14:03      

Debati shkencor për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi do të nisë në orën 10 në sallën alternative të Kuvendit.

Kohavisioni ka siguruar agjendën e debatit, në të cilin do të jetë pjesë edhe Ambasadori Amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Sipas agjendës fjalën hyrëse do ta ketë kreu i Kuvendi, Kadri Veseli, e më pas do të prezantohet raporti i Komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi. Ndërsa para debatit do t’i paraqesin argumentet e tyre ekspertët e propozuar nga grupi i deputetëve që kanë kërkuar debatin.

Sipas agjendës në debat do të jenë të pranishëm vetëm deputetët e jo edhe ekspertët, siç kanë kërkuar partitë opozitare. Nga AAK-ja do të jetë lideri Ramush Hardinaj, kjo pasi ai ka bërë kërkesë për të qenë pjesëmarrës aty, por shtatë ekspertët e zgjedhur nga aleanca nuk do të mund t’i përballin argumentet me komisionin shtetëror ka thënë Blerim Kuçi.

Ndërkohë, Glauk Konjufca thotë se kjo është bërë me qëllim që të devalvohet debati, nga i cili edhe ashtu thonë se nuk po presin rezultate.

Një ditë më parë kryeministri Mustafa ka thënë se tryeza e 3 gushtit do t’i vërë në pah argumentet dhe nëse argumentohet që Kosova nuk humb territor, atëherë ata që kanë dalë kundër duhet të tërhiqen e ta votojnë marrëveshjen.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...