Franca e interesuar për Ligjin mbi Investimet Strategjike në Kosovë

2 Gusht 2016 - 14:07      

Prishtinë, 2 gusht - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, znj. Marsey Daviet.

Ajo, sipas njoftimit për medie, e informoi ambasadoren Daviet rreth punës që po bën qeveria e Republikës së Kosovës në përmirësimin e mjedisit afarist dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Ajo i shpjegoi ambasadores për rrjedhën e shumë projekteve në të cilat po punohet duke u fokusuar në veçanti rreth politikave nxitëse që po përpiqet t’i krijojë qeveria për tërheqjen e sa më shumë investimeve të huaja direkte nga kompani të mëdha ndërkombëtare.

Në anën tjetër, ambasadorja Daviet u interesua në lidhje me Ligjin për Investime Strategjike. Ajo shprehu mbështetjen e Qeverisë franceze për miratimin e këtij ligji, duke theksuar se ky ligj është i rëndësishëm sepse do të reduktonte kohën dhe barrierat për kompanitë e mëdha që ato të investojnë në Kosovë.

Ndërsa sa i përket projektit të Brezovicës, ambasadorja Daviet, tha se ky projekt është duke u ndjekur me interesim të lartë nga shumë kompani franceze dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Francës që të punojë së bashku me Qeverinë e Kosovës në mënyrë që ky projekt i rëndësishëm për ekonominë e vendit tonë të realizohet në një të ardhme të afërt.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...