Në Prekaz u shënua Dita e Diasporës

2 Gusht 2016 - 13:45      

Në Prekaz, në kompleksin memorial “Adem Jashari”, nën patronazhin e Ministrisësë Diasporës, u mbajt manifestimi tashmë tradicional “Dita e Diasporës”, në të cilin mori pjesë një numër i madh i bashkatdhetarëve dhe përfaqësues të komunave e deputetë të Parlamentit të Kosovës.

Ky manifestim filloi me homazhe te varrezat e familjes Jashari, me moton “Një lule për Jasharët”. Pas homazheve, ministri i Diasporës, Valon Murati, para bashkatdhetarëve dhe shumë qytetarëve të tjerë,mbajti një fjalë përshëndetëse.

“Edhe këtë vit po mblidhemi në Prekaz, për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, sakrificë që shënoi një prej momenteve më kulminante të përpjekjeve të popullit shqiptar për liri. Po takohemi këtu me bashkatdhetarët për të nderuar e kujtuar sakrificën e një familjeje simbol i lirisë, sepse vetë diaspora jonë ka qenë një prej shtyllave të përpjekjeve për liri.

Prekazi është dëshmia më e mirë se liria erdhi si produkt i përpjekjeve të pareshtura të popullit tonë për liri, përpjekje gati njëqindvjeçare, të cilat në fund gjetën përkrahjen edhe të botës demokratike. Prekazi dhe sakrifica e Jasharajve për liri janë vlera universale, andaj i takojnë mbarë botës dhe njerëzimit”, tha ndër të tjera ministri Murati në fjalën e tij para të pranishmëve.

Më pas, në orën 20:00, grupi muzikor nga Italia “SpartitiperScutari”, në krye me drejtuesin artistik, shkodranin Bardh Jakova, mbajti një koncert që u karakterizua me këngë të bukura shqiptare.

Manifestimi përfundoi me fjalën e Murat Jasharit, përfaqësues i familjes Jashari, i cili, pasi i falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre në këtë manifestim, veçanërisht orkestrën “SpartitiperScutare”, theksoi se është emocion i veçantë kur dëgjon një grup muzikor italian, në krye Bardh Jakovën, duke kënduar shqip.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...