2 Gusht 2016 - 13:20
Burimi i Drinit të Bardhë është një ndër burimet më të rëndësishme në Kosovë dhe një ndër kryesorët që e furnizon Pejën me ujë të pijshëm. Klima malore e këtij regjioni me verën e nxehtë e dimrin e ftohtë dhe të gjatë, favorizon pa rezervë turistët që këtu të thithin ajër të pastër, por edhe larmia e pamjes që ofron, të bën të thellohesh në mendim e meditim, transmeton emisioni “Sot” në KTV .
Mirëmbajtësi i shtegut të Ujëvarës së Drinit të Bardhë, tregon rreth kënaqshmërisë dhe numrit të vizitorëve që tërheq ky regjion gjatë kësaj stine.
Nuk janë të paktë vizitorët që e vizitojnë këtë vend. Ata janë të moshave të ndryshme dhe vijnë, po ashtu, nga vende të ndryshme .
Kohëve të fundit është edhe një motiv i veçantë turistik, i cili karakterizohet me veti kurioziteti e estetike, bëhet fjalë për Shpellën e Radacit. Kjo shpellë përbëhet prej katër elementeve morfologjike: galeritë kryesore, galeritë e majta, galeritë e poshtme dhe kanalet vertikale. Shpella e Radacit është pa dyshim shpella më e madhe në regjion, ndonëse e pa eksploruar shumë, së fundi është e hapur edhe për vizitorët.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...