Ministrja e Drejtësisë i jep mbështetje të plotë Sfidave të Mijëvjeçarit

2 Gusht 2016 - 12:40      

Prishtinë, 2 gusht 2016 – Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, priti sot koordinatorin nacional të Sfidave të Mijëvjeçarit, z. Petrit Selimi, dhe Alban Zogajn, ekonomist i këtij Programi.

Sipas njoftimit nga Zyra për komunikim publik të kësaj ministrie, gjatë takimit ata diskutuan rreth gjetjes së mënyrave më të mira për krijimin e kushteve të favorshme për investime dhe krijimin e lehtësirave dhe mbështetjes ligjore në këtë fushë.

Në takim, ministrja Hoxha ofroi përkrahje dhe bashkëpunim dhe theksoi se sundimi i ligjit, efektiviteti dhe efikasiteti i gjykatave janë elementet kyçe në krijimin, përmirësimin dhe zbatimin e infrastrukturës ligjore për investime dhe ardhjen e investitorëve.

Z. Selimi e uroi ministren Hoxha për pozitën e re dhe shfaqi përkushtimin për bashkëpunim në mes të këtyre dy institucioneve, njëherësh vlerësoi lartë përkrahjen e ofruar nga ministrja për Programin Nacional të Sfidave të Mijëvjeçarit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...