2 Gusht 2016 - 07:24
Pasi akuzoi në vikend opozitën dhe ekspertët që janë kundër versionit të qeverisë për demarkacionin, duke vënë në dyshim edhe gjendjen e tyre mendore, të hënën, kryeministri Isa Mustafa ka bërë thirrje të shmangen akuzat e ndërsjella.
Por opozita insiston se vetë fakti që Mustafa e presidenti Hashim Thaçi e quajnë punë të kryer demarkacionin, është presion mbi deputetët e Kuvendit, të cilëve në fund do t’u kërkohet vota për marrëveshjen që përcakton vijën e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Kuvendi i Kosovës është duke bërë përgatitjet e fundit para konferencës për demarkacionin, e caktuar të mbahet më 3 gusht në ambientet e sallës alternative.
Megjithëse administrata e Kuvendit nuk ka vënë në dispozicion sqarime, gazeta merr vesh se deri më tani janë dërguar mbi 60 ftesa, derisa kapaciteti i sallës për numrin e pjesëmarrësve është 130 ulëse. Një burim brenda kuvendit i ka thënë gazetës se fjalën kryesore do ta ketë Komisioni shtetëror dhe ekspertët e grupit të deputetëve që propozuan debat.
(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...