E zhytur në probleme financiare, RTK-ja shton numrin e të punësuarve

2 Gusht 2016 - 07:07      

Në tremujorin e dytë të vitit Radiotelevizioni i Kosovës (RTK) ka vazhduar të përballet me probleme financiare, por njëkohësisht edhe ka shtuar numrin e të punësuarve.

Këto të dhëna kanë dalë në shesh në një debat në Komisionin për Buxhet dhe Financa, ku deputetët kanë kritikuar menaxhimin e këtij institucioni publik, derisa drejtori i përgjithshëm është arsyetuar me kufizime ligjore, shkruan sot Koha Ditore.

Të hënën, në Komisionin për Buxhet dhe Financa u shqyrtua Raporti financiar i RTK-së për periudhën prill - qershor 2016 dhe programi i shpenzimeve për periudhën korrik – shtator. Ky raport u përcoll me kritika të shumta nga dy deputetet Besa Gaxherri dhe Labinota Demi-Murtezi, të cilat kritikuan RTK-në për numrin e madh të punëtorëve dhe tejkalim të buxhetit të paraparë.

Gjendjen jo të mirë financiare të RTK-së e paraqet edhe Raporti i Auditorit për vitin 2015, sipas të cilit RTK-ja e ka përmbyllur vitin me borxh prej 4 milionë e 631 mijë eurosh.

Se situata e RTK-së është e nderë e pranoi edhe drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, i cili u kritikua nga deputetja Gaxherri pse Shala ishte autorizuar nga kryetari i Bordit të RTK-së që të prezantojë raportin e këtij institucioni medial, duke thënë se një gjë e tillë nuk është ligjore dhe se në mungesë të kryetarit, do të duhej që të fliste ndonjë anëtar i bordit.

Gaxherri e kritikoi atë edhe për tejkalim të shpenzimeve të parapara për paga dhe mëditje. “Në paga dhe mëditje janë 38 mijë e 690 euro më shumë se sa të planifikuara. Ju i keni 3 milionë e 300 mijë euro të planifikuara, ndërsa 38.690 euro janë më shumë të shpenzuara se që janë planifikuar. Prej kësaj del se në total i keni 8 mijë euro. Ajo çka ka ndodhur është që në investime kapitale edhe shërbime publike nuk ka pasur”, ka thënë Gaxherri.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...