Gjuriq ankohet pse shqiptarët “nuk po e mbajnë besën”

1 Gusht 2016 - 23:17      

Politikani serb Marko Guriqi, duke aluduar në mos formimin e AKS-së, ka thënë se “besa e njohur ka humbur çdo kuptim te politikanët shqiptarë”, transmeton Koha.net.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq e ka ftuar kryeministrin e Kosovës që “të mos shpikë kushte të reja për formimin e Asociacionit të Komunave serbe dhe ka kërkuar nga BE të bëjë presion ndaj Prishtinës për formimin e AKS-së.

Ai i ka thënë këto fjalë pas deklaratës së Isa Mustafës se AKS nuk do të ketë deri në shpërbërje të strukturave paralele serbe në veri ndërsa ia përkujton atij pse nuk iu kishte kujtuar kjo “kur bisedohet për krijimin e institucioneve të reja për forcimin e të drejtave të serbëve në krahinën jugore serbe”, njofton B92, transmeton Koha.net.

"Kaherë në këtë dialog jemi bindur se “besa” e njohur ka humbur çdo kuptim te politikanët shqiptarë e po shohim se as nënshkrimi i përfaqësuesve të tyre më të lartë me ndërmjetësim të BE-së nuk garanci e mjaftueshme për zbatimin e për tij”, ka thënë Gjuriq.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...