Gjermania: Serbia është përsëritëse e përjetshme, ka për ta paguar

1 Gusht 2016 - 22:36      

Berlini kërkon nga Beogradi të dënojë aktorët e djegies së Ambasadës gjermane dy ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në shkurtin e vitit 2008, transmeton Koha.net.

Bundestagu gjerman është këmbëngulës në qëllimin që Serbisë t’i pamundësohet përparimi në negociatat për anëtarësim në BE përderisa nuk ndodh epilogu i sulmit në Ambasadën e Gjermanisë gjatë mitingut "Kosova është Serbi” në shkurtin e vitit 2008.

“Problem yni është se aktakuzat, e lëri më aktgjykimet, as që janë në horizont, thuhet në një deklaratë të Bundestagut” që e citon “Blic” i Beogradit, transmeton Koha.net.

Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, në vitin 2012, derisa ishte nënkryetar i Qeverisë, kishte thënë se ky rast do të zgjidhet menjëherë.

E hetimet që kishin filluar atëherë, vazhdojnë ende me shenjën sekret zyrtar.

Deri më tash janë marrë në pyetje disa dëshmitarë, ndër të cilët më së shumti zyrtarë policorë.

Gjatë demonstratave e pësuan disa objekte diplomatike.

Për sulmet dhe zjarrin vënë në Ambasadën amerikane janë dënuar nëntë të akuzuar me nga tri vjet burg.

Demonstruesit më herë kishin hedhur gurë dhe kishin djegur edhe ambasadën gjermane dhe atë kroate.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...