1 Gusht 2016 - 20:04
“Në mënyrë tinzare, kryeministri që po çmendet, e presidenti që s’e njeh unitetin, dëshirojnë të ndërrojnë kursin e debatit për demarkacionin, duke insistuar tash në emërtimin personal se kush sa hektarë tokë ka humbur me ketë marrëveshje”, ka shkruar në kumtesë Lekaj .
Duke u pyetur se kështu, në mënyrë perfide, hajduteske, fshehtas, Lekaj është përgjigjur: “ Sepse i kanë marrë ca dokumente nga Mali i Zi (dikush ditën e dikush natën e nëpër errësirë) e po mendojnë se kanë argumente që t’i rrëzojnë faktet, e dhjetëra ekspertëve e deputetëve, se Kosova humb mbi tetëmijë hektarë tokë” , ndërsa ka shtruar: “Po të ishte ashtu siç po thonë këta të dy, pse nuk ka ardhur marrëveshja në debat para një viti, para nënshkrimit. Sepse edhe ky proces si gjithë të tjerët, brenda dhe jashtë, është bërë me tallje për Kosovën. Duke thënë "hajt se kalon edhe kjo..."
Nuk u kemi faj këtyre njerëzve që po i tremb për vdekje dalja në shesh e së vërtetës. Skena politike në vend nuk duhet të përçahet për fajin e dy njerëzve, në qeveri e presidencë dhe për shkak të një komisioni të keq, ka thënë në vazhdim Lekaj .
E meta e gjithë kësaj kohe është, thotë Lekaj,se pushtetarët po dëshirojnë të fitojnë dinjitet duke u sjellë pa dinjitetshëm, në radhë të parë përpara qytetarëve, e pastaj ndaj secilit profesionistë i cili ka guximin tu bëjë ballë me argumente qeverisë dhe presidentit.
Deputetët duhet të bëjnë maksimumin që të bindin veten e të jenë dinjitozë e mbi të gjitha gardianë të së vërtetës e cila logjikshëm na thotë se është në anën e qytetarëve (sidomos atyre të Junikut, Deçanit, Pejës dhe Istogut) që po e kundërshtojnë çdo ditë me krejt mënyrat e mundshme demokratike.
Këta qytetarë kufirin e duan vijë miqësore e jo diçka tjetër, përfundon kumtesa kryetari të Grupit Parlamentar të AAK-së Pal Lekaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...