RTK afër kolapsit financiar [video]

1 Gusht 2016 - 19:16      

Radio Televizioni i Kosovës është afër kolapsit financiar, raporton KTV.

Në bazë të raportit të Auditorit të Pavarur, vitin 2015 ky institucion e ka përmbyllur me borxh prej 4 milionë e 631 mijë euro.

E përderisa mbeten me probleme të pazgjidhura, më kryesori për rregullimin e formës së financimit, Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, dhe kryetari i Bordit të RTK-së, Ismet Bexheti, nuk kanë folur për këtë temë.

Anëtarë të bordit kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen financiare dhe menaxhimin e RTK-së, derisa sindikalistët kërkojnë intervenimin e Kuvendit.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...